• |
ide | kryesore

Qarkullonte me armë në makinë, vihet në pranga i riu në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një 20-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak në makinë.

Në rrugën “5 Maji”, policia kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin 20-vjeçar. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu, banues në Kamëz, akuzohet për veprën penale ‘mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *