• |
ide | kryesore

Abuzoi në grup me shqiptaren, nuk ka ulje dënimi për Robinho: Gjykata refuzon ankimimin

Sport
Robinho


Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes së ish-lojtarit të Milan dhe kombëtares braziliane, Robinho, për të ulur dënimin e parashikuar aktualisht prej 9 vitesh burg. Lajmin e ka bërë të ditur portali Karaibe GloboEsporte. Dënimi i ish-futbollistit erdhi për akuzat e përdhunimit në grup të kryer ndaj një studente shqiptare në Itali. Avokati kishte kërkuar që krimi për të cilin Robinho ishte dënuar të konsiderohej “i zakonshëm” dhe jo “urrejtjeje”. Avokatët e brazilianit kanë njoftuar apelimin.

Futbollisti ishte dënuar në mënyrë përfundimtare në Itali për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2013, në një klub nate në Milano. Viktima ishte “pa ndjenja” për shkak të abuzimit me alkoolin. Robinho dhe pesë të akuzuarit e tjerë kanë pohuar gjithmonë se viktima ishte dakord. Në motivacionet e vendimit shpjegohej se ish-sulmuesi i Milan dhe “bashkëpunëtorët” e tij kishin treguar “përbuzje të veçantë” ndaj “viktimës që ishte poshtëruar brutalisht”.

Lexo më tejPërd*unoi shqiptaren, Robinho e jeta e në burg në Brazil: ja çfarë bën ish-sulmuesi i Milan

Në mars të këtij viti Robinho u arrestua dhe u dërgua në burgun Tremembe, ku po vuan dënimin. Avokatët kishin kërkuar pezullimin në pritje të apelit, por gjykatësit e refuzuan atë dhe e bënë të efektshme.

Robinho nuk mund të ekstradohet në Itali, sepse kushtetuta braziliane nuk lejon që qytetarët brazilianë të dorëzohen në sistemet e huaja të drejtësisë. Robinho i ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat për dhunë: “Ishte një marrëdhënie konsensuale. Mund ta kisha mohuar sepse nuk ka gjurmë nga ADN-ja ime, por nuk jam gënjeshtar. Kam prova përkatëse për këdo, por siç duket jo për ata”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *