• |
ide | kryesore

Flet nëna e 16-vjeçares që shfrytëzohej për pröstitucion: Vajza më tha do mbytem

Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë 16-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion nga një person. Në pranga kanë rënë dy persona, përkatisht tutori M. B.26 vjeç dhe një klient, shtetasi S. H. 41 vjeç.

Ndërkohë nëna e të miturës në një prononcim për mediat ka deklaruar se vajzën e kërcënonin që të mos tregonte. Sipas saj, e mitura i kishte thënë disa herë se do të vriste veten.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh? E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, rrefeu gruaja per gazetaret.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *