• |
ide | kryesore

Nënës së Navalnit i jepet ultimatum: Ke 3 orë kohë ose nuk e merr më trupin e djalit

Arkiva, Lajme, Të fundit
navalny



Një zëdhënëse e të ndjerit Alexei Navalny tha këtë të premte se autoritetet ruse i kishin thënë nënës së tij se ai do të varrosej në koloninë penale ku vdiq nëse ajo nuk pranonte brenda që 3 orëve që ta varroste atë pa një funeral publik. Navalny, kundërshtari më i njohur politik i Presidentit Vladimir Putin, vdiq papritur një javë më parë në koloninë penale të Arktikut, ku kishte nisur të vuante disa dënime që shkonin deri në 30 vite.

Nëna e tij Lyudmila, 69 vjeç, ka kërkuar prej ditësh që autoritetet të dorëzojnë trupin e tij për t’u varrosur në një mënyrë që do t’i lejojë miqtë, familjen dhe mbështetësit e tij të bëjnë nderimet e tyre. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, shkroi në X: “Një orë më parë, një hetues thirri nënën e Alexeit dhe i dha asaj një ultimatum. Ose ajo prano brenda 3 orëve për një funeral të fshehtë pa lamtumirë publike, ose Alexei do të varroset në koloninë penale”.

Yarmysh tha se nëna e Navalny po refuzonte dhe vazhdonte të kërkonte që trupi i tij t’i dorëzohej asaj. Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet. Familja dhe mbështetësit e Navalny kanë akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e ka hedhur poshtë. Ai i kishte mbijetuar një tentative helmimi në vitin 2020 dhe disa viteve trajtimi të ashpër në burg, duke përfshirë periudha të gjata në izolim. Putin nuk e përmend kurrë emrin e Navalny dhe nuk e ka komentuar këtë çështje në publik që nga vdekja e tij. Kremlini thotë se nuk ka pasur dorë në vdekjen e tij dhe se rrethanat janë duke u hetuar.

Çështja e dorëzimit të trupit të tij duket se pasqyron shqetësimin e Kremlinit se një funeral i madh publik për kritikun kryesor të Putinit mund të bëhet një pikë qendrore për trazira, pak javë përpara zgjedhjeve në të cilat udhëheqësi i Kremlinit po kërkon edhe 6 vjet në pushtet. Ai përballet me 3 kandidatë të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk është kritik ndaj Putinit. Grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info thotë se 400 persona u arrestuan në ditët pas vdekjes së Navalny pas përpjekjeve për ta përkujtuar atë në publik. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *