• |
ide | kryesore

Macron kërkon debat europian për armët atomike: T’i hapim të gjitha në tavolinë

Lajme, Të fundit



Pas fjalimit të flaktë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar tani një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane. Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane. Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.)

Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin, “që të përfshijë mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”. Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian.

Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri

Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.

Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”./DW



4 Comments

  1. e ndriten leopardet ne ukraine dhe ngeli te te tjerat. sa per arme berthamore rusi ka me shume se e gjithe nato bashke o macron dhe nuk del mire bytha jote nga ajo ane po rri urte e mos bejj berr berr kot

  2. Armiku i Popullit
    Evropa ne rrezik
    Evropa sduhet ti shtoje rrezikun vetvetes
    Simbas profitise rreziku i Evropes dhe botes esht i parashikuar para 200 vjetesh nga ana fetare e Ajo Kozmas
    Ku ka shume te thenura te verteta
    O ajo kozmas ka thene rruhi nga rraca e verdhe dhe bota islame se do zapetoje dinjane
    Tre fuqit e medha duhet ta gjejne egzistencen e botes me pene dhe jo me difek
    Luften e trete se parashkoj dot
    Por lufta e katert do behet me shkopij
    Nje lufte si kejo e sormja do ket gjakderdhje te madhe
    Lufta sa ka filluar te shikojme vijimin e zhvillimit mbi te thenurat e ajo kosmas deri ketu jemi ne permbajtjen e plote te te thenturave te ajo kozmas
    E nesermja i thone
    Te dehet ete shikojme cila dit do jete e penes a e difekut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *