• |
ide | kryesore

Hailey dhe Justin shfaqen në publik pas lajmit të shtatzanisë

Paparazzi, Slider



Hailey Bieber, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe të Justin u panë në publik  në Los Anxhelos më 14 maj. Hailey u fotografua duke dalë nga një ndërtesë zyre me disa sende në dorëpara se të hipte në një makinë me burrin e saj.

Paraqitja vjen vetëm pesë ditë pasi çifti  njoftuan shtatzëninë e tyre. Në pamjet nga ceremonia e rinovimit të betimit të tyre në Hawai, e shpërndarë më 9 maj, Hailey zbuloi barkun e saj në rritje me një fustan prej dantelle Saint Laurent.

“Kam pritur këtë ditë,” tha nëna e Justin, Pattie Mallette në një video të saj në Instagram pas lajmit të lumtur. “Dhe tani që ata e kanë ndarë lajmi  më në fund mund të festoj me ju. O Zot, do të bëhem gjyshe! O Zot.”

Ajo shtoi: “Justin dhe Hailey, ju do të jeni prindërit më të mirë të të gjitha kohërave, dhe unë jam shumë e emocionuar”.

Familja e Hailey-t ishte gjithashtu e emocionuar, me babain e saj Stephen Baldwin që shkruajti: “Ju dua …të bekuar përtej fjalëve…falenderojeni Zotin…le të bëhemi gati të festojmë të gjithë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *