• |
ide | kryesore

Gallup: Kosova dhe Shqipëria, shtetet që mbështesin më shumë lidershipin e SHBA-së

Lajme, Të fundit



Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kompania e njohur ndërkombëtare e sondazheve, Gallup, ka publikuar sondazhin e fundit “Vlerësimi i Liderëve Botërorë, SHBA kundrejt Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë”.

Kosova është shteti që ka mbështetjen më të lartë në Europë ndaj lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 83% e të anketuarve në Kosovë janë pro, ndërsa 6% nuk e mbështesin dhe 10% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

Në vend të dytë është Polonia, me 73% mbështetje, 16% kundër dhe 21% që refuzojnë të japin opinion.

Shqipëria renditet në vend të tretë. 63% e të anketuarve janë shprehur pro lidershipit të SHBA-së dhe 16% janë kundër. Niveli i refuzimit është i lartë, në 21%.

Ndonëse Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet me mbështetjen e parë dhe të tretë më të lartë, ajo ka rënë në raport me sondazhet e mëparshme, me 6 pikë përqindje për secilin. E njëjta tendencë ishte dhe për Poloninë (-7).

Mbështetja globale për lidershipin e SHBA-së ishte 41%.

Në krahasim me rajonin, Kosova dhe Shqipëria kanë një vlerësim shumë më të lartë për politikat e SHBA-së.

Në rajon mbështetjen më të ulët e ka Serbia, me vetëm 10%, që janë pro lidershipit amerikan dhe 61% kundër (21% refuzuan të përgjigjen). Serbia është në fakt e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Rusinë (6% pro dhe 88% kundër).

Pas Serbisë, më pak tek drejtimi i SHBA-ve besojnë shtetasit e Bosnjë Hercegovinës (27% pro), Malit të Zi (30%), Maqedonisë së Veriut (37% pro),

Sipas raportit, sondazhet e Gallup në më shumë se 130 vende tregojnë se rendi botëror mbeti kryesisht i pandryshuar në vitin 2023.

As SHBA-së, as Gjermania nuk morën një miratim global të udhëheqjes së tyre prej më shumë se 50%, por gjithësi lideri gjerman fiton një vlerësim më të lartë se ai i SHBA-së.

Megjithatë, këto dy shtete ishin ende në pozita shumë më të forta se Kina dhe Rusia – të cilat kanë një vlerësim të ulët rekord pas pushtimit të Ukrainës.

Në vitin e tretë të presidencës së Joe Biden, vlerësimi mesatar global i miratimit të lidershipit të SHBA-së ishte 41% në 133 vende dhe territore. Ky vlerësim është i njëjtë me vitin e kaluar dhe më i ulët se vlerësimi prej 45% pozitiv gjatë vitit të tij të parë të plotë në detyrë.

Në vitin e dytë të plotë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz, Gjermania mbeti fuqia globale me vlerësimin më të lartë për të shtatin vit radhazi.

Në vitin 2023, miratimi mesatar i lidershipit të Gjermanisë në 134 vende dhe territore ishte 46% — i pandryshuar nga viti 2022. Të dy vlerësimet janë ulur nga niveli prej 50% që rezultoi në 2021, por janë ende më të larta se shumicën e mandatit të gjatë të ish-kancelares Angela Merkel.

Gjermania dhe SHBA-të vazhduan të kishin vlerësime më të larta të miratimit sesa Kina apo Rusia. Vlerësimi i miratimit të Kinës u rrit paksa në 30%, por ishte ende afër nivelit më të ulët.

Vlerësimi global i miratimit të Rusisë prej 22% në 2023 është statistikisht po aq i dobët sa vlerësimi i saj prej 21% pasi pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022.

Ndërsa SHBA-ja dhe aleatët e saj në Europë dënuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, miratimi i Rusisë ra pothuajse në çdo rajon të botës në vitin 2022, duke ofruar dëshmi se kundërshtimi ndaj veprimeve të saj ishte shumë më i gjerë.

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, përbuzja mbetet po aq e fortë në Europë. Megjithatë, ka shenja se po zbutet gjetkë, veçanërisht në Afrikë, sipas raportit të Gallup./Monitor



3 Comments

  1. Nuk na do per koloni as somalia!!!!!.
    Go hunter go megungalla duci ducka alqi peleshpubisi gore goro nikopemuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *