• |
ide | kryesore

Rama shpërfill Kushtetuesen/ Xhaçka humbi hotelin, por do mbajë mandatin

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pavarësisht kundërvënies publike që ka shfaqur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mazhoranca refuzon t’i bindet për mandatin e Olta Xhaçkës, për të cilën opozita thotë se ishte në konflikt interesi kur i dha të shoqit statusin e investitorit strategjik për një hotel me 5 yje në Dhërmi. Në një bisedë me gazetarët këtë të martë, kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi përsëriti qëndrimin se duhej pyetur “Venecia” për këtë çështje sepse nuk mund t’u imponohej deputetëve ngritja e kartonit jeshil për këtë çështje.

“Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të vetojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi Gjykata Kushtetuese në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta.

Një vendim që vjen në parlament për t’u votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet.

Ne kemi vendosur që këtë ngërç me Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias”, tha Çuçi.

Socialistët kanë gati një vit që po e zvarrisin çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Megjithatë pas skandalit, Gjykata Kushtetuese pati mundësinë të merrte një vendim, por përfitoi nga rasti që opozita i nisi dy kërkesa dhe e shmangu vendimmarrjen, duke i rikthyer procedurat nga fillimi në parlament.

Artan Gaçi është një nga miqtë e rinisë së Edi Ramës, ndërsa bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka u bë pjesë e PS pas një karriere të shkurtër në organizatën “Mjaft” të drejtuar nga Erjon Veliaj.

Çifti Gaçi-Xhaçka kërkuan të përfitonin nga statusi i investitorit strategjik për një investim në Dhërmi, por duke qenë se vendimi merrej nga qeveria ku bënte pjesë Xhaçka si ministre e jashtme, kjo u konsiderua konflik interesi nga opozita, që kërkoi heqjen e mandatit të saj në kushtetuese.


14 Comments

  1. Bravo Rames qe nuk degjon denglat e opozites. E cfare beri Xhacka qe ti hiqet mandati i

    depudetes ? thjesht perfitoi nje status qe mos ti vinin maloket e dreqit e te ngulnin cadren

    para hotelit te saj me 5 yje, ku nje nga keto yje eshte vete Xhacka.

  2. Xhacka, ka qene e sh dashura e Olsit, ndaj Edi Rama e mbron me cdo kusht.
    Keshtu funksionon sistemi I rilindjes.

  3. Ky Çuçka kërkon të barazvlersojë komisionin e Venecias që është një organizëm këshillimor me GjK që është organi më i lartë i sistemit tonë gjyqësor!!! Në asnjë rast nuk ka ndodhur që një vendim i saj të mos zbatohet!! Ka pasur dhe më parë kontradikta për vendime të saj nga ish gjykata të mëparshme por asnjë nuk është diskutuar.

  4. Xhaxhka eshte monster,kur ra termeti i 26 Nentorit qe kishte pasoja te medha per jetet e qytetareve te ketij vendi dhe baxhella ferkonte duart e thoshte zot i madh nga na erdhi kjo e mire ?
    Shkrimi eshte dezinformim,Hotelin dhe rezortin turistik po i gezon qe çke me te !
    Po genjeni se e ka Ne perfundim Resortin dhe mandatin nuk ia ngacmon kush !!!!!

  5. Nuk ka lidhje edi rama me shtetin,kurre nuk ka pasur,zero !
    Ne fakt e urren si organizem shtetin se natyra e tij dhe jeta e tij eshte thjesht monstruoze,e dhunshme dhe kriminale !
    Ku jane nderbytharet qe hanr mut edhe kur arresrohet nje lopçar qe ka vjedhur nje dore bare nga komshiu !
    Mafia kombetare dhe ajo nderkombetare,ambasada amerikane dhe ajo angleze jane fatkeqesia e kwtij vendi,keto me lart i lodh krimi dhe ndarja e plaçkes qe i grabitet popullit shqiptar !

    1. Si atehere edhe sot Shqiperine duan ta gllaberojne per poziten gjeografike nga ku avionet e imperialisteve te hedhin trasta me bomba mbi popujt e roberuar. Mafja sorros, sovietike, amerikane,lgbt, cifute, blm, mafja siciliane, e incerenatoreve, mafja e pergjithshme e mafiave boterore, ambasada ameriqene, amgleze dhe sherbetoret e tyre Rama, Veliaj te ardhur ne pushtet me parat e keyre ambasadave. Populli jone do duroj dhe pak dhe plasi bam…..

  6. Mjafti, sorrosi, ambasadat amerikane angleze te gjitha i kane vene syne Shqiperise. Mutin ti hane se Brisha nuk ka vdek akoma. Eshte aty ay. Eshte hal ne sy per gjithe armiqte

    1. Po si thua ti i 14:35,kush është më mirë një komunist i ndershëm apo rilindas socialist hajdut e antishqiptar???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *