• |
ide | kryesore

‘’Vrau policin serb, Faton Hajrizi cilësohet hero’’, Albin Kurti: Qytetarët mos të bien pre e euforisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e madhërojnë Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.

“I ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”, tha Kurti në një mbledhje të Qeverisë së tij, të mbajtur të mërkurën.

Ditëve të fundit, llogari të ndryshme në rrjetet sociale kanë shpërndarë shkrime për Hajrizin dhe fotografi të tij, të shoqëruara me epitete të ndryshme, si “hero” dhe “trim”.

Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, konfirmoi këtë javë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

Më 18 korrik, sipas autoriteteve serbe, ai vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në qytetin Lloznicë të Serbisë.

Hajrizi ishte i arratisur nga një burg në Kosovë.

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se sqarimi i rrethanave që nga ikja e Hajrizit në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, “kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar”.


2 Comments

  1. Tamam si minoritari grek Kacifas.
    Edhe ai vrau policin dhe shëtiste me armë në Dropull.
    Policia shqiptare e vrau.
    Grekët vinë çdo vit e përkujtojnë si hero.
    Pse kosovarët më budallenj ( apo më të zgjuar) se grekët janë?

  2. Kurti ka mbajtur qendrim te drejte, smund te heroizohet nje i arratisur nga burgu qe vret nje polic. Nuk i di rrethanat e ngjarjes por keshtu shkohet ne logjiken e Isis qe quajne heronj terroistet qe marin jete njerezish te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *