• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në malin e Rrencit, kërkohen përforcime nga bashkitë fqinje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr


Një vatër zjarri e re është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balldren.

Flakët janë në përmasa të mëdha teksa janë ndihmuar edhe nga shpejtësia e erës, teksa pak më poshtë vatrës ndodhen edhe disa banesa.

Banorët janë angazhuar personalisht që në momentet e para derisa në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e bashkive fqinje për përforcime për shkak të përmasave të flakëve.

Bashkia e Mirditës dhe Vaut të Dejës kanë dërguar nga një mjet zjarrfikëse dhe gjithashtu edhe një nga Bashkia e Shkodrës.

Dyshimet lidhur me shkakun e zjarrit mbeten ato të pakujdesisë, të paktën nga informacionet paraprake.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *