• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Berat, 40-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Lajme, Të fundit


Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.

Pasi kanë konsumuar alkool në lokal, ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushte e shkelma, derisa 42-vjeçari E. C. e ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin L. D.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, e cila pas ndjekjes e kapi dhe arrestoi 42-vjeçarin. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *