• |
ide | kryesore

Zjarret në Golem dhe Rrogozhinë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër


Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të zjarreve në Golem dhe Rrogozhinë. Policia bënë me dije se në pranga ka rënë një 60-vjeçar, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë. Nga zjarri janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore.

Po ashtu është arrestuar edhe një 58-vjeçar, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *