• |
ide | kryesore

Dritan Dajti del me leje nga burgu, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dritan Dajti mori pjesë sot në ceremoninë mortore të nënës së tij. Bëhet me dije se dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dajtin në varrimin e nënës teksa ceremonia u krye në Tufinë.

Mësohet se Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin ende në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i ai e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *