• |
ide | kryesore

Humbi kontrollin dhe dëmtoi 6 mjete të parkuara, arrestohet 20-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë. Një mjet tip BMW, që drejtohej nga 20-vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Pas veprimeve të kryera ka rezultuar se i riu Dimo ka qenë nën efektin e pijeve alkolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera. Përplasja e makinave ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20-vjeçarit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *