• |
ide | kryesore

Mashtrim përmes call center-ave/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen prona dhe llogari bankare

Lajme, Të fundit


Dy shtetas: Jusel Mici dhe Mendim Domi u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për mashtrimin e bërë nëpërmjet Call Center-ave. Sipas SPAK, Jusel Mici, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi. Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.

Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.
Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *