• |
ide | kryesore

Plantacion me rreth 1 mijë rrënjë kanâbis, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

Lajme, Të fundit


Tre persona janë arrestuar nga policia e Edesës në Greqi pasi kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll. Tre burra me origjinë shqiptare krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Dy 29-vjeçarë së bashku me një 40-vjeçar kujdeseshin për fidanët e kanabisit, duke përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.

Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë. Të arrestuarit me procedimin penal të ngritur në ngarkim të tyre do të dërgohen në Prokurorinë e Rrethit të Kozanit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *