• |
ide | kryesore

Trafikuan emigrantët/ Në pranga 56-vjeçari në Fier, dy të tjerë në kërkim

Lajme, Të fundit


Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, i akuzuar për trafikim të emigrantëve. Blutë njoftojnë se  një nga 3 personat e shpallur në kërkim nga janari është prangosur ditën e sotme.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë vijojnë kërkimet për dy personat e tjerë.

Njoftimi:

Kapet njëri prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim në muajin janar 2024, për trafikimin e 11 emigrantëve. Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier, në vazhdimësi të operacionit “Tranzit”, ka kapur dhe ndaluar njërin prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin K. N., 56 vjeç, banues në Patos.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, bashkëpuntorë të shtetasit K. N., të shpallur në kërkim.

Këta shtetas në janar 2024 transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *