• |
ide | kryesore

Vatra e zjarrit ende aktive në Konispol, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit


Zjarri i përmasave të mëdha, i cili nisi ditën e djeshme në Konispol, vijon të jetë ende aktiv. Flakët kanë përfshirë një pjesë të malit të Saraqindit, duke përfshirë zonën e Shalës-Dishat-Markat. Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse si dhe banorë të Konispolit.

Për shkak të terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve është vepruar me mjete rrethanore. Flakët masive kanë rrezikuar ullishtet dhe banesat aty pranë. Ndërkohë zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *