• |
ide | kryesore

Video/ Gabimi skandaloz në Paris 2024: Koreja e Jugut bëhet “e Veriut”, protesta të forta nga Seuli

Sport, Video
Koreja


Koreja e Jugut ka protestuar pas një gafe të rëndë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Paris 2024. Pikërish gjatë saj, atletët nga Koreja e Jugut u prezantuan si koreanoveriorë, duke detyruar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të kërkonte falje.

Kur delegacioni përfaqësues i Koresë së Jugut mbërriti me varkë mbi Senë si kombi i 48-të pjesëmarrës, folësit e prezantuan atë si “Republika Popullore Demokratike e Koresë” në frëngjisht, pastaj si “Republika Popullore Demokratike e Koresë” në anglisht, duke përdorur në këto dy gjuhë emrin zyrtar që ka Koreja e Veriut.

Ministria e Sporteve koreanojugore “hidhërohet për njoftimin e bërë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024, gjatë së cilës delegacioni i Koresë së Jugut u prezantua si ekipi i Koresë së Veriut”, thuhet në një deklaratë për shtyp.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *