• |
ide | kryesore

Ndryshimet e ministrave, si përdhosje e kongresit

1, Ide
andi bushati


Edi Rama mund ta zgjonte nga gjumi Bajaram Begajn gjatë çdo lloj të diele të zakonshme, për t’i dorëzuar dekretet për ministrat e rinj.
Ai mund të ishte treguar më i kujdesshëm me Niko Peleshin, i cili megjithëatë, nxitoi të shpallte se ndihej i lumtur që nuk qe konsultuar as për trajektoren e fatit të vet.
Ai mund të kish zgjedhur foltoren e kryeministrisë për të shpallur ata që do degradonte apo do largonte nga kabineti dhe të rinjtë që do propozonte aty. Por ai preferoi t’a bëjë pikërisht gjatë kongresit të PS-së, të cilit i’a kishte ndryshuar disa herë datën në funksion të kapriçove të çarterit të vet.
Fakti që kryeministri zgjodhi këtë formë për të shpallur “surprizat e reja”, nuk është, as i rastësishëm, as i pafajshëm. Mesazhi qe i qartë: kongresi si forumi më i lartë i PS, nuk është asgjë tjetër veçse një vegël në shërbim të gjithëpushtetshmërisë së vet.

LEXO ME TEJ:

Balla ikën nga ministër i Brendëm, Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare

Në të vërtetë, i gjithë show-u i kësaj të diele fundkorriku ishte konceptuar si i tillë, si një himn për madhështinë e prijësit që vendos i vetëm. Kjo u pa në performancën e turpshme të students Helenë, që lexoi fjalimin e parapërgatitur me fabulën e gjyshes së saj, që bënte be për udhëheqësin dhe besonte symbyllur se premtimet e tij do realizoheshin. Ajo u duk në venerimin që ministrja e negociatave tregoi për kohën e lavdishme të bashkisë, kur i kish ndritur fati për të punuar me liderin e ardhshëm. Ajo vezëlloi me emfazën e ministres së fëmijëve, që këtë herë e shprehu përdëllimin e saj pa gafa të dukshme. Ajo shpërtheu me frazat e Mamicës të cilat qenë dëshmia më e qartë se servilizmi dhe lëpirja shpërblehen një ditë.

Të gjitha ato që u thanë me fjalë në tribune, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm, u konkretizuan edhe me mënyrën pa dinjitet sesi ai i serviri kongresit tekat e tij për qeverinë. Askush nuk e mori vesh për çfarë arsyeje iku Taulant Balla nga ministër i Brendëshëm. A kish punuar mirë, apo keq? A i shërben më shumë partisë si polic, apo si roje i deputetëve? Në fund të fundit, se çfarë bëri ai në gati një vit në krye të njërit prej dikastereve më të rëndësishme?

Po në më pak se dhjetë muaj, cili qe impakti i Ervin Metes te Financat? A ishin të vërteta aludimet se ai nuk hidhte firmat për çdo fantazi të çartur me synime grabitqare?

A meritonte një diskutim forumi më i lartë i PS-së për ndryshimet në ministritë më të rëndësishme si Rendi, Financat dhe Mbrojtja? A mundej dikush të kishte ndonjë propozim më të mirë sesa të panjohurit nga publiku i gjërë: Ervin Hoxha, Petrit Malaj apo Piro Vengu?

Natyrisht, le të mos bëhemi naivë. Asnjeri nuk mund të priste nga Rama të konsultohej me të tjerë, se kë zgjedh ushtarë apo sejmenë për veten e tij. Këtu ai është koherent dhe na ka mësuar prej kohësh me këtë personalizim të skajshëm.

U shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes, flet Peleshi: Nuk e dija!

Por ajo që pritej, qe që së paku ai të tregonte më tepër skrupuj formalë dhe mos ta mblidhte forumin më të lartë të partisë, thjeshtë si sfond me ngjyra, ku shpall fermanet e veta.

Begajn mund ta zgjonte kur të donte, vendin mund ta zgjidhte si të kishte qejf, po Rama kongresit mund ti’a shmangte këtë përdhosje. Jo për gjë, por sepse ajo që duket si një sjellje koherente, në këtë rast pillte një kontradiktë dhe një paradoks të madh.
Shefi dhe ministrat e tij folën gjatë me fjalë për pratformën « deputeti që duam ». Ata i bënë thirrje militantëve që të zgjidhnin vetë përfaqësuesit e tyre, të ishin aktivë, të bënin propozime, të mobilizonin dhe të tjerët, për të pasur më shumë zë në vendimmarrje.

Po pyetja bëhet : ç‘kuptim ka të propogandosh të tilla pallavra, kur në fund jep mesazhin e fortë se vendimet merren unilateralisht nga lart dhe pa konsultim me askënd ?

Ç’do mendje normale këtu do të kapte një kontradiktë mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.
Por as kjo, ndoshta, nuk ka qenë një rastësi. Profile të shumta autokratësh apo diktatorësh, në kohë dhe hapsira të ndryshme, tregojnë se pas nënshtrimit ata kanë kënaqësinë perverse t’i tallin turmat që i’u këndojnë hosana. Me gjasë kjo ka ndodhur në atë sallë pallati kongresesh, të ideuar që në gjenezë për shfaqe të tilla, ku nga njëra ana shefi i ftonte pjesmarrësist të ishin aktivë e të jepnin mendime dhe nga ana tjetër i trajtonte si kukulla që thjesht aprovonin vendimet e marra.

©Lapsi.al


4 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Nuk ia vlen as edhe një shkronjë dhe sekondë për ramën.

    Çfarëdo që mund të bëjë rama nuk çudit kërkën.

    Të merresh me ramën sot është kohë w çuar dëm.

    Rama vepron sipas asaj që ka thënë vetë?…Qentë le të lehin….

    Sot problemi i njerëzve me mend në kokë është se si të zhduket rama dhe rilindja, përndryshe ikni të ikim se jemi populli më i padenjë në europën kurvë

    1. Kush shet votën…
      Shet kurvë mamin
      Dhe kurvë motrën
      Skeni pare asgje akoma…
      Ajo lista e poetit eshtë gati një milion emra….
      Nuk duhet të ketë bota ndonjë shtet që të ketë kaq shumë pragqirë dhe moterqire siç i ka ramistani patronazhistët, larot dhe buçet e haremit….

  2. SHQELMOHET KADRI YMER KELLIRA :YMERI U KAP DUKE MASTURBUARE NE KONGRESIN E PARTISE SE EDI RAMES thotë:

    KADRI YMËR KELLIRA ESHTE I DETYRUARË NGA EDVIN DROGA PER TJU FUTUR KARIN NË BYTH …
    FRRYK ÇYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    KAR BOLËS BOLINO
    DENIS MINGËS
    ARBËR HITAJT
    MIL ZËKES
    SKENDER GËRON MINXHOZIT
    DRITAN HALE-s
    KRESHNIK SPAHIUT
    BATON HAXHIUT
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KARA-s
    EDISON YPIT
    ILIR YZEIRIT
    ARBEN MUTIT -MEÇOS
    FLOGERT MUÇOS
    OLSI RAMËS
    TAO PALLËS
    VLADIMIR PUTINIT
    ALEXANDER VUÇIÇ

  3. Bushat ti mendon se turmat kane mend? Aspak! Rama e ka kuptuar me kohe kete,prandaj sillet si Kim Jang i Korese se veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *