• |
ide | kryesore

F1/ E bujshme, Russell fiton garën por skualifikohet: suksesi shkon për Hamilton

F1, Sport
Russell


George Russell fiton GP-në e Belgjikës, raundin e katërmbëdhjetë sezonal të botërorit të F1. Në pistën Spa-Francorchamps, piloti i ekipit Mercedes i befasoi të gjithë me strategjinë me një ndalesë, ndryshe nga pjesa tjetër e makinave që ndaluan dy herë në box. Një zgjedhje e rrezikshme, por që shpërbleu britanikun që triumfoi përpara bashkëkombasit të tij Lewis Hamilton dhe McLaren të Oscar Piastri. Por fitorja ishte nën hetim dhe lumturia zgjati pak. Ë15 u gjet nën peshë gjatë kontrolleve teknike dhe Russel u penalizua, kështu që fitorja shkoi për Hamilton.

Ferrari përfundoi jashtë podiumit, me Charles Leclerc që e mbylli i katërti përpara Red Bull të Max Verstappen dhe McLaren të Lando Norris. Carlos Sainz u rendit i shtati, menjëherë pas britanikut dhe përpara RB20 tjetër të Perez.

Lexo më tej“Botërorin 2021 ma vodhën”: Hamilton akuzon direkt dhe flet për të atin: “Në ditën më të vështirë ishte aty”

Finale e bujshme e GP-së së Belgjikës. George Russell u skualifikua sepse Mercedesi i tij ishte nën peshë, gjatë inspektimit pas garës. FIA kishte nxjerrë një dokument në të cilin delegati teknik Jo Bauer raportonte se Mercedesi i anglezit ishte 1.5 kilogramë nën kufirin minimal të peshës prej 798 kilogramësh. Drejtuesit e garës vendosën kështu të skualifikojnë anglezin që kishte fituar garën. Lewis Hamilton u shpall fitues i GP përpara Oscar Piastri dhe Charles Leclerc.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *