• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni ndërhyrjen e tmerrshme të Johnson ndaj Kean: plas sherri në Bolton-Fiorentina

Sport, Video
Johnson


Ajo që ndodhi dje gjatë ndeshjes miqësore mes Bolton dhe Fiorentina ishte e bujshme. Miqësorja u kthye në një sherr të madh në fushë pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj Moise Kean. Mbrojtësi i anglezëve George Johnson, rrezikoi ta dëmtonte keq sulmuesin e ri viola.

NDËRHYRJA HORROR

Ndeshja në stadiumin Macron të Bolton, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, në fakt u përshkua nga momente nervoze. Rreth minutës së 72′, pas zhvillimit të një aksioni sulmues nga Fiorentina, mbrojtësi i Bolton Johnson, u bë protagonist i një ndërhyrje të dhunshme ndaj Kean.

Lexo më tej: Video/ Kean gabon çdo goditje, masakrohet nga tifozët: e vërteta është një tjetër, ja çfarë ndodhi

SHERRI NË FUSHË

Në këtë rast, sulmuesi 24 vjeçar i ardhur nga Juventus u shemb përtokë duke mbajtur këmbën me duar nga dhimbjet. Në njëjtën kohë, në fushë, shpërtheu një sherr i vërtetë mes lojtarëve të dy skuadrave. Për Kean, (i cili u transferua te Viola për 18 milionë), një goditje e fortë në kavilje. Sulmuesi u ndihmua në fushë nga ekipi mjekësor Viola, por për shkak të klimës së tensionit të krijuar, arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen për disa minuta. Pas disa çastesh nervozizmi situata më pas u zgjidh vetë, me ndeshjen që vazhdoi deri në fishkëllimën e fundit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *