• |
ide | kryesore

VOA: Ndryshime në qeveri, Rama i beson emrave jo politikë

Lajme, Të fundit


Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshime të reja në qeverinë e tij, në më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërhyrjet e befta prekën tre institucione kyçe për një qeveri, Financat, Mbrojtjen dhe Ministrinë e Brendshme. Ajo që bie në sy është se emrat e rinj, janë të gjithë profile jo politike, por drejtues të institucioneve të ndryshme.

Ministria e Financave ndryshon drejtimin në më pak se një vit. Ishte shtatori i vitit të kaluar kur në krye të saj u emërua Ervin Mete. Ndërsa tani, ai largohet nga kabineti, për t’i hapur vendin zotit Petrit Malaj, aktualisht drejtues i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Një tjetër emër teknik që përfshihet në qeveri, është ai i Pirro Vengut, drejtues aktual i Portit të Durrësit. Të dy ministrat e rinj vijnë nga institucione që janë në varësi të Zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Pirro Vengu zëvendëson në krye të Mbrojtjes, zotin Niko Peleshi, të cilit i besohet drejtimi i grupit parlamentar socialist. Surprizë dhe largimi nga ministria e Brendshme e Taulant Ballës, i emëruar në këtë post në korrik të vitit të kaluar. Zoti Balla megjithatë do të mbetet në kabinet si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Kjo e fundit u katapultua në postin e numrit 2 të shtetit, atë të kryetares së parlamentit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, dy ditë më parë, për arsye personale, siç deklaroi ajo vetë.

Ndryshimet në qeveri, zoti Rama i njoftoi në fund të një fjale të tij të gjatë, në Kongresin e Partisë socialiste, i thirrur për të votuar Asamblenë e re Kombëtare të kësaj force politike. Siç ka ndodhur dhe në rastet e mëparshme, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim apo motiv për ndryshimet në kabinetin e tij, ndonëse ato prekin, postet thuajse më me peshë.

Gjatë vitit të kaluar zoti Rama kishte ndërhyrë për ndryshime të tjera në qeverinë e tij, ndërsa në vitin 2022 ai kishte larguar nga detyra Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ndaj të cilit prej verës së shkuar ka një urdhër arresti ndërkombëtar./ VOA


4 Comments

  1. Vazhdon tallja e bythes me qellim vjedhjen dhe shpopullimin e shqiptareve. Vazhdoni numeroni zhezllonat bosh more humbetira…

  2. Enveristat e rinj, race e keqe e ketij vendi.

    Tani do shtohen ca hajduter te rinj, shikoni nuk ka me emra per ministra po shkon tek kalamajt e kopeshtit per pak.

  3. Kan dal deraaaaaaaaaaatë rinj nga plehu i koperativës më helmues se këta që jan vazhdon hajdutëria po ky popull derrrrrrr po flen

  4. Edhe Drejtoret JANE politike,nuk e di kete VOA ?!
    Madje keto Drejtor jane dhe Profesioniste ne modelin e te qenurit njeri i zoti ne PS,kush vjedh pa ju dridhur qerpiku !
    Ka disa afera korruptive qe Mete kurre nuk i firmoste,kurre se i biri i Prokuroeit dhe nuk e bente !
    Rama ka mbledhur kaqole dhe hajdute profesioniste nga çeta krimit PS !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *