• |
ide | kryesore

“Do të çoj te dhoma e sh*rrës”/ Denoncimi i fortë i Ahmetajt: Enkeleda Millonai kërcënon dëshmitarët si prokurore e Gestapoje

Arkiva, Lajme, Të fundit


Akuza të rënda ka hedhur ish-numri 2 i Edi Ramës në drejtim të drejtësisë së re për të cilën ka thënë se është tërësisht nën kontrollin e kryeministit.

Ahmetaj ka përmendur emrin Enkeleda Millonait, prokurorja e SPAK e njohur ndryshe si e sponsorizuara e Taulant Ballës në prokurorinë e Posaçme, për të cilën ka thënë se ka kërcënuar me gjuhë gestapoje dëshmitarët. “Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.”,- ka thënë Ahmetaj.

Biseda në studio:

Peka: Para se të shkojmë këtu, se dhatë një deklaratë shumë të fortë qepar dhe nuk dua ti kthehem pas sepse dua ti marr me radhë. Arben Ahmetaj nuk ka përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës dhe është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pyetja ime është; keni thënë aty janë vjedhur miliona euro. A ka përgjegjësi Rama e Veliaj?

Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.

Peka: Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?

Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

Peka: Si i kanë kërcënuar?

Ahmetaj: Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.

Peka: Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni…

Ahmetaj: Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.

Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?

Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

Peka: Për çfarë arsye?

Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.


9 Comments

  1. E tmershme cfare po Ndigjoje .11 milarde euro balluku 5 milarde euro Lali Eri 3 miliard euro shendesia bobobo ne kemi marre fund si popull ne vodhen pederastet turp per ne si komb

    1. Terci verci. Dridhu sperrdridhu. Me tha te thash. Me than u them.

      O njeri fol me prova. Se me keto budalliqe gjemb ne kemb nuk u futet ripjerdhsave.
      Ik e behu i penduar i drejtesis diku ne europ. Dhe nxirr provat leket pasurit pazaret vidio pergjime.
      Boll me keto show bajate.

  2. Enkeleda mullixhesha e ben njengje te tille !
    Hapu dhe !
    Enkeleda nje fshatare shemetire qe zoti e ka sajuar te beje terror mbi deshmitaret,epo po rikthehet koha e te pareve te tyre kriminele,vrases e monstra !
    Populli ha bar !

  3. 𝐄 𝐭𝐡𝐚 𝐭𝐫𝐨𝐜 𝐟𝐚𝐫𝐞. 𝟏𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐚 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐮𝐤𝐮, 𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐚 𝐩𝐚 𝐥𝐞𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐧 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣, 𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐚 𝐩𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞 𝐚𝐭𝐨 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞 𝐎𝐠𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐬𝐭𝐢𝐫𝐥𝐢𝐮! 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐨𝐤𝐚 𝐞 𝐜𝐝𝐨 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐞, 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭 𝐪𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐢 𝟖 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢! 𝐊𝐣𝐨 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭, 𝐭𝐢 𝐩𝐨 𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐯𝐚𝐫𝐟𝐞𝐫𝐢 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐨 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚! 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐞𝐬𝐡 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚, 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐟𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠!

  4. Me shume se denoncim duket si alfabet mors dhe mesazhe qe i çoni njeri tjetrit . Kerko garanci nga USA dhe Be dhe pendohu e fol troç perndryshe qepe . Gjithçka po thua nuk eshte as mish e as peshk . Asnje me mire se ty nuk ja fut te dyja kembet ne nje kepuce te gjatit tone , ketij horri superhajdut e superharbut .

  5. Me teoç se foli nuk ka o shqiptare qe perpiqeni te na mesoni se si duhet te kuptojmw shqipen ?!
    Tuneli i llogarase nuk ishte troç !?
    Ekoparku ne Durres nuk ishte troç ?
    Inceneratori i Tiranes nuk ju duket sr nuk ekziston ju po dy te tjeret ku jane ?!
    Kete nate Qeveria e Kimit dhe Kriminelit Edi Rama duhet te shkarkohet nga populli,shqiptaret e dhjere duhet te mbushnin rruget ne shenje revolte ndaj nje klike mafioze dhe Kim Jongit Shqiptar edi rama dhe jo kur fiton kombtarja me Islanden ?!

    1. Fjalet i mer era , duhen dokumenta qe ky i ka . Prandaj duhet te pendohet . Ta beje si Busheta , te rrije ne zvicwr dhe te nxjerre dokumentat dhe provat qe ka.

  6. O Ali Baba. Janë dokumentet mal por Aspaku nuk ka bythë ti hapë!! Pastaj intervista nuk ka rëndësi shumë për Aspakun se dihet sa e influencuar nga Rama është!! Këtu është problemi të dëgjojë Amerika majtiste që e solli kët vend në këtë derexhe dhe populli miop shqiptar që nuk don të kuptojë se çar shteti e qeveri kemi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *