• |
ide | kryesore

Dopingu godet në Paris 2024: boksieria Temitayo përjashtohet nga Lojërat

Sport
Temitayo


Boksierja nigeriane Cynthia Temitayo (22) është pezulluar nga Lojërat Olimpike të Parisit për shkelje të një rregulli anti-doping. Në mostrën e boskierieres është gjetur substanca furosemid, e cila është klasifikuar si ilac që ul sasinë e lëngjeve që qarkullojnë përmes venave të gjakut. Analizat e 22-vjecares u bën të enjten, një ditë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dhe u raportua nga një laborator i akredituar nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut, WADA.

“Sportistja është informuar për rastin dhe është pezulluar përkohësisht deri në zgjidhjen e çështjes – tha WADA -. Kjo do të thotë që sportistja nuk lejohet të garojë, të stërvitet, apo të marrë pjesë në ndonjë aktivitet, gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024”, ishte komunikata e agjensisë.

Cynthia Temitayo ka të drejtë të kundërshtojë pezullimin e saj të përkohshëm në Gjykatën e Arbitrazhit dhe gjithashtu mund të kërkojë një analizë të mostrës B. Nëse konfirmohet shkelja, boksierja rrezikon 2 vjet pezullim.

Lexo më tejKrasniqi, e argjendtë në Paris 2024: xhudistja kosovare mundet në finale nga Keldiyorova

Boksierja në kategorinë nën 60 kg, do të debutonte në Lojërat Olimpike të hënën. 22-vjecarja nuk është e vetmja e pezulluar, pasi xhudisti nga Iraku Sajjad Sehen dhe volejbollistja domenikane, Lisvel Eve Mejia janë pezulluar për të njëjtën arsye.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *