• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në Malësinë e Madhe, arrestohet 43-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 43-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm” në Malësinë e Madhe. Sipas asaj që njoftojnë blutë, zjarri është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit.

Njoftimi:

Malësi e Madhe; I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

-A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj.

Ky shtetas dyshohet se më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *