• |
ide | kryesore

Kryesia PS/ Nga vendimi i Ramës për ndryshimet në qeveri, te arsyeja e shtyrjes së seancës së posaçme të Kuvendit

Lajme, Të fundit


Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS-së, që vjen një ditë pas Kongresit Zgjedhor ku Rama njoftoi disa ndryshime në qeveri.

Mbledhja e Ramës me kryesinë zgjati rreth 30 minuta, takim që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit. Padyshim që fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Po ashtu ai sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00.

Shkak mësohet të jetë bërë mosdekretimi ende i këtyre vendimeve nga ana e presidentit Begaj, gjë që me gjasa ka mundësi që të ndodhë në orët në vijim. Kujtojmë se seanca plenare është vendosur që të mbahet nesër në orën 18:00.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *