• |
ide | kryesore

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat/ Flakët rrezikuan 5 banesa, arrestohet 59-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 59-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi teksa ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat. Flakët janë përhapur për shkak të erës duke djegur disa pemë ulliri si dhe duke rrezikuar 5 banesa. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës”, në Tiranë.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur 59-vjeçari është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *