• |
ide | kryesore

Presidenti nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca parlamentare

Lajme, Të fundit


Seanca e sotme e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, është shtyrë për ditën e nesërme.

Deputetët socialistë janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër sepse Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Ndryshimet në qeveri dhe PS:

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.


1 Comment

  1. Si ka mundësi që sekretari nuk i ka dekretuar akoma!!!
    Apo bën sikur po bën detyrën për të treguar që ja mos kujtoni që unë bëj çdo gjë që kërkon Rama!!!
    Unë ushtroj detyrën korrektësisht dhe pa ndikim na kumandari!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *