• |
ide | kryesore

Vijojnë ende flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë, era e fortë përkeqëson gjendjen në malin e Shëngjinit

Lajme, Të fundit


Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve aktive në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftim bëhet me dije se 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar.

Në fushën e mbetjeve në Vlorë flakët vijojnë ende, ndërsa në malin e Shëngjinit gjendja e zjarrit është përkeqësuar sërish për shkak të erës që fryn.

Aktive gjithashtu janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *