• |
ide | kryesore

Zjarr i madh edhe në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr, Elbasan


Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Gjinar të Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmuan se vënia e flakëve nën kontroll për momentin është mjaft e vështirë. Kjo për faktin se zona e “pushtuar” nga flakët ndodhet në një terren të vështirë malor

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit si edhe forcat e ushtrisë dhe të emergjencave civile.

Ky është zjarri më i madh që ka përfshirë gjatë kësaj vere pyjet e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë që po punohet me forca të shumta për izolimin e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *