• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Këlcyrë, pesë të plagòsur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlcyrë, Tujanit, Lezhë, aksident, Paskuqan, aksident, polici


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Këlcyrë.

Mësohet se nga përplasja e një furgoni me një makinë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *