• |
ide | kryesore

Akuzohet si bashkëpunëtore e Aurel Zarkës, magjistratja dyshohet se është jashtë vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 4 urdhër-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për një abuzim me një procedim penal për rastin e “Toyta Yaris”. Teksa vetëm një prej masave është ekzekutuar nga policia, pasi pas hekurave është kreu i Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka, 3 të tjerët, përfshi magjistraten Erjona Daupajn, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi, ndodhen në arrati.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se ka dyshime që këta persona janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por ende vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Po ashtu ka dyshime se përveç prokurorit, telefon që fliste përmes aplikacionit Sky Ecc kishte dhe Daupaj.

Kjo e fundit thuhet se ka folur përmes këtij aplikacioni me Zarkën, në lidhje me lehtësimin e procedimit për një të përfshirë për çështjen e ‘Toyota Yaris”. Aktualisht policia vijon kontrollet brenda vendit.


5 Comments

  1. Haaa sa per te qeshur edhe sa pwr te qare. Kur vjen puna tek peshq mesatar apo te medhenj, SPAK-ut i mbeten derri maç ne dore. Te gjithe kane ikur ose me pushime ose per shopping jashte Shqiperie

  2. Kush e çoi ne shkollen e magjistratures gocen e lidhur me krimin ?!
    Si e kaloi vetingun ne KLP goca OPGJ dhe BKH ,si doli e 7-ta per Gjygjtare ?
    Si nuk perjashtohet Skerdi Sinanaj nga shkolla e magjistratures,i biri ish-Gjygjtarit Sinanaj te Vlores,me pasuri te pafundme,nga u erdhi e gjitha ?
    Si vijne keto njerez ne shkollen e magjistratures,kush i dergon ?Kujt i duhen neser ?
    Po i duhen rregjimit te krimit te Partise Socialiste sepse e di fare mire se çfare kane bere dhe ku do shkojne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *