• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri, presidenti Begaj dekreton emrat e tre ministrave të rinj

Lajme, Të fundit


Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar vendimin për shkarkimin e tre ministrave dhe emërimin e tre të tjerëve në kabinetin qeveritar Rama. Kryeministri Edi Rama njoftoi të dielën ndryshimet në qeveri, gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së. Begajt iu deshën dy ditë për të miratuar këto ndryshime, duke nxjerrë dhe dekretet. Kujtojmë se sot në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi në një seancë të posaçme, për të miratuar këto ndryshime.

DEKRETI
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Ndryshimet në Qeveri
Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën si kryetare e Parlamentit).


6 Comments

  1. Beri dhe Barjam Sheqeri sikur i shqyrtoi ndryshimet dhe me pergjegjesi provinciale me ne fund i dekretoi propozimet e Bablokut. Estrade rilindase.

  2. Kjo fotua me kujton nje gje te vertete
    Aty nga vitet’ 50 dy fshatare ishin ne nje kompani ne ushtri
    Dhe atëherë ju Benin kte propaganden e marksizmit-leninizmit
    I thote njeri ketij tjetrit do flas une
    Mire thote ky po mos këput ndonje nga broçkullat tua
    Ulet ky ne rreshtin.e pare Oficeri qe drejtonte kte mblidhen ju nxjerr para nje parulle ku ishin fotografitë e marksist engelsit leniniste dhe Stalinit
    Dhe oficeri i drejtohet ketij me gisht
    Ti i thote i njef keta kush jane
    Thote ky shku komandat keta te tre si njof po ky i pari ka qene hoxhe ne fshatin tone per marksin
    Nxehet oficeri dhe fillon te beratase e thërrasin ne zyre
    Ça pune ke bere ti
    Une thote bari qe 7 vjeç e derisa erdha ketu
    Elere kte i thone se njeri pa shkolle
    Tani kta te tre ne foto kush jane apo.e di partia

  3. Kur ne nje bordello prishen rregullat per moral te dobet, normalisht te gjithe pa parjashtim quhen BAXHELLA.
    Keshtu perfundoi Qirja-e-Verise per shqipot

  4. Çfare mut presidenti eshte Bajrum Buçja,mos e fllqni fjalen President se eshte turp qe ti therrisni me para fjalen President nje pederasi e pjerdhsi si ky kapterri i ĥiçasgjese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *