• |
ide | kryesore

Pas dekretimit të ndryshimeve në qeveri, Nikolla njofton zhvillimin e seancës së posaçme në Kuvend në orën 17:00

Lajme, Të fundit


Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë.

Begaj dekretoi shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës.


1 Comment

  1. Ti moj pjeshka e rrolling hills sikur ishe e pa-qejf-shme….. . Mos u merzit Pogradeci eshte gati per ty, per skenaristen e filmave, e per shume shoqe te organizuara qe do ti takosh nderkohe e gjate viteve te pushimit me pizhama…..
    Ajo qe ju baxhellat e Ps eshte qe nuk njihni norma, doreheqja eshte verbale dhe e shkruar, te dyja kane te njejten vlere, fjale qe ju nuk e njihni…. SHURRE E PESHTIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *