• |
ide | kryesore

Prokurori i Vlorës me SKY ECC/ Ndihmoi Elvis dhe Alfred Vladin për paratë e Toyota Yaris

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dalin të tjera detaje në lidhje me përfshirjen e prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka i cili u arrestua një ditë më parë (29 Korrik), pasi dyshohet se ka pasur në përdorim disa telefona të enkriptuar “Skyecc”.

Nga çkodimi i bisedave në SKY, SPAK ka zbuluar se Zarka ka ndërhyrë në lehtësimin e pozitave për një person të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes Toyota Yaris.

Mësohet se në ndihmë të kryeprokurorit Aurel Zarkës ka ardhur ish-oficerja Erjona Dautaj, e cila bashkë me avokatin Radovan Çela dhe janë ende në kërkim.

Astrit Vladi rezulton kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris.

Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *