• |
ide | kryesore

Seanca e posaçme për ndryshimet në qeveri, PD: Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike ne një reagim të saj, thotë se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë seancë parlamentare të jashtëzakonshme ku do të votohen ministrat e rinj të qeverisë.

Në reagimin e tyre thuhet se kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes nuk i janë njoftuar asnjë deputeti.

REAGIMI I PD:

Të nderuar kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.

Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Faleminderit,

Everest Dedaj, Këshilltar i Grupit te PD-së

Presidenti Bajram Begaj dekretoi më herët ndryshimet e reja në qeveri, duke i hapur rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *