• |
ide | kryesore

Zëvendësoi Ilir Beqajn, Rama shkarkon pas 7 muajsh drejtoreshën e SASPAC

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dora e zgjatur e Ilir Beqajt dhe Mirela Kumbaros në fondet e agjencisë SASPAC është shkarkuar nga detyra. Siç mëson Lapsi.al, me vendim qeverie Jona Suli u largua një ditë më parë.

Sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Prej fillimit në muajin dhjetor 2023, Jona Suli u emërua përmes një procesi farsë në krye të asaj agjencie. U ndryshuan kriteret enkas që t’i bënin “kostumit” të ish-sekretares së paradhomës së Mirela Kumbaros pa përvojë drejtimi.

Qëllimi ishte i qartë që në fillim, ajo shkonte në atë agjenci si njeriu i Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, në mënyrë që këta të dy të kishin aksesin që kërkonin në milionat e Bashkimit Europian.

Kujtojmë që në aferën e fundit të SASPAC, që çoi në arrestimin e Ilir Beqajt shfaqet edhe Mirela Kumbaro përmes një eventi për turizmin ku ka dyshime se janë keqpërdorur qindra mijëra euro fonde.

SPAK ndërkohë ka zbërthyer celularin e Ilir Beqajt, ku mes bisedave private me Mirela Kumbaron ka edhe biseda për zëvendësuesin e Beqajt në krye të SASPAC. Pra, të dy bashkë kanë koordinuar emërimin në këtë agjenci të Jona Sulit.

Pas 7 muajsh pa shkëlqim e me sjellje histerike karshi punonjësve të kësaj agjencie, një pjesë e madhe e të cilëve nisën të largohen, Suli u shkarkua një ditë më parë. Pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë Rama, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.

Arsyet e shkarkimit nuk bëhen me dije ende dhe është e kotë t’i presim. Rama shkarkon dhe emëron ministra pa asnjë shpjegim, jo më të na sqarojë pse shkarkoi ish-sekretaren e paradhomës së Mirela Kumbaros.

Pasuesi/pasuesja e Jona Sulit në krye të SASPAC me siguri është paracaktuar që tani. Konkursi dhe Rilindja nuk bëhen dot kurrë bashkë. Çdo garë është e sajuar, çdo proces është i manipuluar. Emrat e mundshëm tani janë Eridana Çano, drejteresha e Bashkëqeverisjes, Adela Xhemali, zv.ministre e Financave ose Zerina Bruci, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. @Lapsi.al


4 Comments

  1. Si rregull pasi i shkarkon ky i therret ASPAK-u. Sepse ASPAK-u para se te veproje lajmeron Ramen, ne menyre qe ky ti heqe paraprakisht e te thote nuk jane te mite, une jam i paster

  2. E heq se ka vjedh dhe si ka dhonë gjo kumandarit dhe për kët e shet në Spak ose ndoshta çuditërisht mund të mos ketë vjedh. Sepse Rama do dikë që vjedh për hesap të tij!! Ministrin e financave pse hoqi pa mbush vitin!! Për shkak se nuk fir.oste aferra të dyshimta ,sigurisht korruptive!! Ene vuni ket tjetrin se osht mjeshtër me vjedh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *