• |
ide | kryesore

Aktivizohet një vatër zjarri në Mokër

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës. Mësohet se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë pyjeve. Gjithashtu është nisur nga Pogradeci një ekip i zjarrëfikses së bashku me punonjës të pyjores.

Ndërsa ndërhyrjen për fikjen e zjarrit pritet ta kryejnë mëngjesin e nesërm pasi sot ekipet nuk favorizohen nga errësira. Momentalisht nuk paraqitet situatë e vështirë dhe përhapje e shpejtë e flakëve.


1 Comment

  1. Kapeni ore nje nga keta zjarrvenesit dhe shtrojeni ne dru derisa ta nxjerre se kush i paguan keta kriminele qe e bene kete vend toke te djegur. As hasmi nuk e ben kete me vendin qe pushton, se i duhen burimet dhe lendet e para. Keta qe i vene flaken vendit te tyre, me siguri paguhen nga dikush qe s’do te na pushtoje, por do te na shohe keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *