• |
ide | kryesore

Fermerët e fushës së Korçës në protestë, shkak prodhimet e pashitura dhe mungesa e tregut

Lajme, Të fundit


Fermerët e fushës së Korçës ditën e sotme kanë nisur protestat e tyre. Protesta e tyre vjen pasi fermerët ankohen për prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut për shkak të konkurrencës nga prodhimet e importit.

Gjatë fjalës së tyre ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulëta. Sipas tyre me këto fitime nga shitja nuk nxjerrin as shpenzimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që kanë dalë protestë pasi ata kanë dalë edhe më parë në protestë ndërsa pati edhe gjoba ndaj tyre. Gjobat e vendosura ndaj tyre herën e kaluar nuk janë anuluar sikundër u deklarua dhe ata janë detyruar t’i paguajnë.


3 Comments

  1. o langaraqe mos zini rruget se nuk ju kane faj hallexhinjte qe udhetojne,por shkoni tek bashkia dhe verini zjarrin kjo eshte zgjidhja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *