• |
ide | kryesore

I dënuar për vjedhje banesash, “skifteri” shqiptar arrestohet në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia italiane ekzekutoi një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria Publike e Luças ndaj një 40-vjeçari shqiptar pas dënimit të formës së prerë me 4 vite burg për vjedhje banesash, të rënduara gjithashtu nga dhuna ndaj pasurisë dhe numrit të pjesëmarrësve, të kryera në provincat Luça dhe Pistoia.

Arrestimi i kryer nga Skuadra Fluturuese e Luças, vjen pas një hetimi të kryer disa vite më parë ndaj një grupi shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh, të cilët kryenin vjedhje banesash.

Përveç mallrave me vlerë si ar dhe para, ata hoqën edhe çelësat e makinave të cilat u vodhën dhe u dërguan në Romë për t’i hedhur sërish në tregun zyrtar pas ndryshimit të të dhënave të identifikimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *