• |
ide | kryesore

Kërkon lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Lajme, Të fundit


Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht. Seanca e tij është shtyrë për herë të tretë.

Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash. Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Ai u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjesshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.


2 Comments

  1. Tmerr,edi rama te dalte shpirti ne vuajtje te medha,shume te medha !
    Per politike mban njerez ne burg dhe inati yt me keq se i eterve tuaj te ndyre dhe mizore,vrases e diktatore !

  2. Dje, nje person i veshur me raso si prift, ndalonte njerezit neper Himare dhe duke u hequr si kusheriri i nje ish-kryetari te Omonias nga Saranda, u kerkonte njerezve te votonin per Tavon!
    Ne nje moment, nje himariot qe kishte njohje direkte me ish-kryetarin sarandiot te Omonias, e mer kete te fundit ne telefon per ta pyetur nese vertete personi qe kishte para i veshur prift, ishte kusheriri i tij, poi ish-kryetari i Omonias ju pergjigj qe jo vetem nuk eshte kusheriri i tij po nuk e ka pare kurre ne jeten e tij ate person.
    Papa Jani, siç prezantohej ky person, bridhte nga nje cep i Himares ne tjetrin per te predikuar… Tavon! Pasi e kane kapur dhe telekamerat e nje lokali, njerezit u interesuan dhe mesuan se ky person nuk eshte prift po nje mashtrues ordiner.
    I di komandari atje lart keto gjera, apo po i hane te tijet dardha pas kurrizit si gjithnje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *