• |
ide | kryesore

Kulisat dhe shkeljet si po zgjidhen sot prokurorët e rinj të SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
klp1


Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të gjykojë sot tre emërime të reja prokurorësh në Prokurorinë e Posaçme. Por loja dhe brrylat që kanë filluar prej kohës kanë marrë trajtë të dukshme për të kualifikuar dhe skualifikuar kandidatë, në shkelje të ligjit.

Në dhjetor të vitit të shkuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi mes 8 kandidaturave me pikët më të larta 3 prokurorë që mund të shkonin në SPAK, Anila Jella, Ndini Tavani, dhe Olsi Dado (ky tasmë i komanduar aty). Por që emërimi i tyre të bëhej përfundimtar duhet që ata të “vettoheshin” nga një komision brenda SPAK-ut i përbërë nga dy spakistë dhe dy oficerë de një gjyqtare e GJKKO-së. Dhe ky komision ku SPAK rrezikon të ti marrë kompetencat KLP, duke u shndërruar në një klub të mbyllur, që përzgjedh vetë anëtarët që do bëhen pjesë e tij, e ka ndryshuar klasifikimin.

Me arsye të pa shpjegueshme me transparencë ai ka quajtur të papërshtatshëm prokurorin Ndini Tavani dhe ka kualifikuar Bledar Maksutin, i afërt me Altin Dumanin. Kjo duket qartë edhe në dokumentin e rendit të ditës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që Lapsi.al ka arritur ta sigurojë (faksimile poshtë).

      

 

Pra sikurse duket nga pika 2 dhe 3 e dokumentit ngjan se vendimi është marrë dhe KLP po mblidhet në shkelje të kushtetutës dhe kompetencave që i jep ajo, për të noterizuar një vendim të SPAK, i cili përzgjedh në gjirin e tij atë që do vetë.

Kundër këtij vendimi ka bërë një ankim prokurori i skualifikuar nga gara Ndini Tavani, që as nuk është njohur me faktet, as është përballur me to dhe mbi të gjitha nuk i është dhënë e drejta e një procesi të rregullt të ballafaqimit të argumentave. Letrën e që i ky i fundit i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të vetmit organ që ka tagrin të zgjedë prokurorët e SPAK, Lapsi.al e ka lexuar. Ai kërkon pezullimin e procedurës së spallur dhe të drejtën për tu dëgjuar përpara se të merret një vendim, aq më tepër që vetëm para dy vjetësh ai e ka kaluar sitën e vettingut real. Ai shkruan “…me bindjen se më mirë se unë, është vetë Këshilli ai që do të sigurohet në respektimin e kompetencës së tij kushtetuese dhe aq më tepër, në garantimin e procesit të tij për plotësimin e vendeve vakante të Prokurorisë së Posaçme, kam shpresën se vendimi që do të merret, do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, ligjin dhe vetë pritshmërinë e publikut për një proces transparent.

Projektvendimi i publikuar për mos emërimin tim si prokuror i posaçëm nuk duhet të miratohet, ndërsa procesi do të duhet të plotësojë të gjitha garancitë e përmendura më lart, që do të sigurojnë se vendimi i Këshillit do të merret vetëm pas riparimit të shkeljeve”.

Ai jep argumentat se pse duhet të ndodhë kështu, se KLP, nuk mund ti rrëmbeet kjo kompetencë, dhe se SPAK nuk mund të kthehet në një organizatë që i zgjedh vetë anëtarët e saj.

Nëse ashtu siç ka nisur një gjë e tillë ndodh, nuk kemi të bëjmë as thjeshtë me shkeljen e të drejtës së një njeriu të vetëm, as me vetë nëpërkëmbjen e KLP-së por me krijimin e precedentit të një mostre që mund të dalë jastë kontrollit.

Nëse nuk është Këshilli i Lartë i Prokurorisë por vetë SPAK-u që skualifikon apo përzgjedh anëtarët e vet, atëhere ky është një hap më tepër në atë që për arsye të tjera kryeministri e etiketonte si rrezikun e republikës së prokurorëve.

©Lapsi.al


1 Comment

  1. Kjo është kur kushtetuta e ndryshuar për të arritur reformën në drejtësi alla amerikone-sorros që e ndërtoi strukturën me ish hetuesa të diktaturës me prokurorë e gjyqtarë të lidhur fortë me ish regjimin komunist familjarisht ,duke i dhënë kompetenca të shumta kushtetuese dhe duke shkelur dhe ato në disfavor kompetencave kushtetuese të institucioneve të tjera të sistemit gjyqësor!!
    Tanimë Spak sigurisht mund të quhen me plotë fjalën fuqia prokurorike e sistemit gjyqësor ndoshta më shumë se parlamenti e egzekutivi e që është nën urdhrat e një personi!! Ramës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *