45-vjeçar nga Çorovoda është proceduar në gjendje të lirë pas vënies së zjarrit në një sipërfaqe. Mësohet se shtetasi E.R., ndezi zjarr në fshatin Ujnik. Për pasojë të përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Ujnik dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Pika qe si bie fshafarit nga Skrapari. Njerez te pa gdhendur.