• |
ide | kryesore

Rrëmbyen dhe kërcënuan 35-vjeçarin për dhënie pasurie/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit


Disa persona kanë përfunduar në pranga pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng një 35-vjeçar, Ervis Xhixho, dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. Policia mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Aleksandër Osmani 37 vjeç dhe Artan Pirraci 50 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Naim Qarri 52 vjeç, Sajmir Kolaveri 42 vjeç dhe Adem Metkola 46 vjeç.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e shtetasve Hektor Xhecuka 36 vjeç dhe Fredi Keta 49 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *