• |
ide | kryesore

U rrëzua dhe humbi jetën punëtori, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një punëtor ka rënë nga lartësia gjatë orarit të tij të punës dhe ka humbur jetën në Tiranë. Për këtë arsye 47-vjeçari Dh.M, administrator i firmës ku viktima punonte në afërsi të Liqenit të Thatë, është vënë në pranga. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *