• |
ide | kryesore

Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-bashkëshortit

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Alma Bektashi ka treguar së fundmi se si e ka zbuluar tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj.

E ftuar në emisionin “Sol”, Alma është shprehur se lajmin  e ka marrë vesh nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh përmes portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”.

“Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pres mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa e kaluar në lëkurën time, nuk e kupton”, rrëfeu ajo.

Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti, Sokol Stafa, u ndanë në vitin 2021, pas 25 vitesh martesë. Në atë kohë, u raportua se shkak ishte bërë një lidhje jashtëmartesore e tij me një psikologe divorcesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *