• |
ide | kryesore

Leao flet për Milan e raportin me Ibrahimovic: “Pas tre muajsh do të kem binjakë. Ja si do t’i kenë emrat”

Sport
Leao



“Do të bëhem baba së shpejti, baba i binjakëve. Ata duhet të lindin në nëntor. Jam i sigurt se do të jetë një përvojë shumë e bukur, më pëlqejnë fëmijët. Le të themi se kam edhe një arsye tjetër për t’i dhënë vlerë familjes time dhe të vazhdoj të punoj për të. Si do t’i quajmë? Rodrigo dhe Tiago”. Në intervistën ekskluzive për Gazzetta dello Sport, Rafa Leao zbulon një histori të bukur të jetës së tij private, përpara se të përqendrohej në sezonin e ri me Milan.

“Si është momenti im aktual? Dalja në çerekfinale në Kampionatin Europian ishte një moment i vështirë, por mbetet një përvojë e mirë. Pushimet me familjen më bënë mirë. Në vend që të vija këtu në Neë Jersey nga Miami, kalova nga Portugalia për të parë të afërmit e mi. Janë ata që në momentet e këqija apo në ato të mira janë pranë meje. Tani jam i karikuar për sezonin, jam i lumtur që do të takoj shokët dhe do bëj një tjetër sezon me këtë fanellë”.

Lexo më tej: Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë klauzolën për të marrë Leao

MILAN E RAPORTI ME IBRAHIMOVIC

Për skuadrën aktuale ai shton: “Morata dhe Giroud janë dy kampionë, njëri u largua, një tjetër erdhi. Giroud bëri historinë e Milan, por unë gjithashtu e njoh mirë Morata. Ai është një sulmues që punon dhe është shumë i lëvizshëm, do të jetë mirë për ne sulmuesit e tjerë. Le të shpresojmë që ai të shënojë shumë gola. Ibra? Ne flasim shumë me njëri-tjetrin. Kur luanim miqësia ishte ndryshe, e kisha gjithmonë pranë. Tani nëse më duhet, e di që mund ta telefonoj në çdo kohë. Ai është një nga njerëzit që mund të më çojë në një nivel tjetër. Më flet për mentalitetin, thotë se duhet të jem më i keq në fushë”, përfundon Leao.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *