• |
ide | kryesore

Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë klauzolën për të marrë Leao

Sport
Leao


Para, para, para. Shumë para, shumë. 175 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të përfshirë në kontratën mes portugezit Leao dhe Milan. Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në këtë nivel për të rrëmbyer sulmuesin portugez nga kuqezinjtë. Lajmi i bujshëm u trumpetua sot nga gazeta sportive portugeze ‘O Jogo’. E përditshmja, në faqen e saj të parë, flet për një ofertë të mbërritur në Casa Milan, ekonomikisht e parefuzueshme. Theksi është në një pikë që e lë Milan në duart elojtarit: duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës, mbetet që të të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i Leao.

Lexo më tejVideo/ Kritikoi Neymar: Jorge Jesus rrezikon shkarkimin nga Al Hilal

Sipas asaj që shkruan O’Jogo, klubi arab synon të tentojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025. E, për këtë arsye, i ka hedhur sytë nga talenti portugez, gati për t’i trefishuar pagën aktuale prej shtatë milionësh që Leao merr nga Milan. Këtë sezon Al-Hilal, një skuadër që tashmë ka në organikë Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Neymar, u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin. Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, Jorge Jesus, fituan titullin me tre javë nga fundi. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos) dhe 96 gola të shënuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *