• |
ide | kryesore

Beleri flet në mbylljen e fushatës në Himarë: Tavo mercenar që vjen për përçarje

Arkiva, Lajme, Të fundit
beleri



Kryetari i Zgjedhur Bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht eurodeputeti, Alfred Beleri ka dhënë një mesazh takimin përmbyllës të kandidatit për Kryetar Bashkie të opozitës, Petro Gjikuria.

“Me mënyra puçiste regjimi anuloi verdiktin tuaj dhe nuk e respektoi vullnetin tuaj. Gjatë këtyre 15 muajve mbajtën në mënyrë të paligjshme drejtimin e Bashkisë dhe vazhduan të vjedhin prona, të vjedhin histori, të vjedhin arkën e Bashkisë, të sjellin pushtues me qëllim nënshtrimin dhe terrorizimin tuaj. Njërin prej këtyre pushtuesve e vendosën edhe kandidat” – tha Beleri në fjalën e tij që nuk i kurseu shigjetimet edhe për kandidatin e PS-së, Vangjel Tavo.

“Vetëm fakti i kandidimit të një personi që nuk ka asnjë lidhje me zonën është fyerje për qytetarët e kësaj Bashkie, pavarësisht etnisë, fesë apo ideologjisë politike. Mos u a falni këtë mospërfillje. Erdhi gjoja të qetësojë dhe të rivendosë marrëdhëniet midis dy komuniteteve.

Nëse do të ishte nga kjo zonë do ta dinte se marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë bashki kanë qenë historikisht të shkëlqyera dhe do të mbeten të tilla. Do ta dinte se banorët e kësaj zone nuk i kanë pranuar kurrë pushtuesit, me çfarëdo kostum që kanë ardhur.

Do të ishte e ndershme nga ana e tij, qoftë edhe tani, të thotë të vërtetën, se ka ardhur si mercenar dhe nëse e fiton këtë betejë do ta trajtojë këtë zonë si plaçkë për ta shpërndarë së bashku me ata që e sollën. Ai nuk beson në fuqinë e votës, nuk beson në demokraci, nuk beson në të drejtën “të zgjidhesh dhe të zgjedhësh” – tha Beleri.

“Nga ana tjetër kemi nderin të pranonte propozimin tonë dhe të kandidojë njëri prej nesh, i cili mendon si ne, i cili është bir i Himarës. La rehatinë e tij në Amerikë për t’i shërbyer vendit. Së bashku me eksperiencën e tij në biznes, sjell edhe përkushtimin dhe dashurinë e tij për vendin. Sjell përjetimet nga përndjekjet që pësoi familja e tij nga paraardhësit e atyre që duan të na qeverisin sot” – tha Beleri. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *